Pas votimit te te gjithe anetareve te keshillit bashkiak dhe mbylljes se procesit te numerimit, Kosovrasti rezultoi fitues me 28 vota, kundrejt kandidates tjeter ne gare, Mimoza Hafizi, zgjedhur nga “Aleanca per te ardhmen”, qe mori 27 vota.
“Ju premtoj atyre qe nuk me kane votuar se perpjekjet e mia do te jene vetem ne nje drejtim, si t’i cojme para punet e kryeqytetit. Nuk do mungojne perpjekjet e mia, qe te jemi organi perfaqesues i qytetit tone, do jem mbeshtetes i kryetarit te bashkise por edhe vleresuesi dhe kritik. Besoj ne nje rol me aktiv, ndryshe nga ai pasiv i keshillit qe vetem mbron ose vetem kritikon”- tha Kosovrasti para anetareve te rinj te keshillit.
Zamir Ndroqi u zgjodh nenkryetar me 29 vota. Ai ishte ne gare me te zgjedhuren e PS-se, Adriana Berberi, e cila mori 26 vota. Duket se per kandidatin e djathte ka pasur edhe nje vote nga keshilltaret e majte.
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohen anëtarët
Pas verifikimit te mandateve nga ana e komisionit, keshilltaret me radhe nisen proceduren e betimit.
Aleanca per Qyetarin ka perzgjedhur si kandidature per kryetar te Keshillit, Njazi Kosovrastrin, nderkohe qe Aleanca per te Ardhmen ka caktuar Mimoza Hafizin.
Ferndinand Pone, duke prezantuar ne emer te ‘Aleances per qytetarin’ kandidaturen e Kosovrastit e ka cilësuar ate nje figure dhe personalitet të spikatur të institucioneve demokratike dhe të jetës publike. “Është gjerësisht i njohur si një mendje e ftohtë, si një ndërgjegje e orientuar drejt së drejtës dhe luftës së qytetarit”, tha ai.
Ndërsa per Mimoza Hafizin te përzgjedhuren e “Aleanca për të Ardhmen”, për kryetare në Këshill, Aldrin dalipi ka deklaruar se ajo eshtë përfaqësuese e denjë e zërit të grave. “Aleanca për të Ardhmen propozon zonjën Mimoza Hafizi, duke besuar në vlerat dhe përkushtimin e saj në këtë detyrë”, tha ai.
Mbledhja e Keshillit Bashkiak te Tiranes nisi me fjalen e sekretarit te keshillit, Vladimir Gjonaj, i cili, prezantoi rendin e dites dhe i dha fjalen keshilltarit e te vjeter te bashkise, Maksim Begeja.
Palet propozuan emrat per komisionin prej tre anetaresh per te bere zgjedhjen e sekretarit, kryetarit dhe anetarit te komisionit, qe do te beje edhe verifikimin e mandateve. Pas kesaj, 55 anëtarët e këshillit bashkiak do të zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarin e këshillit, si dhe do të zgjidhen anëtarët që do të përfaqësojnë këshillin komunal ose bashkiak në këshillin e qarkut.
Procedura vijon me shpalljen e vlefshmërisë së mandatit të ri të kryetarit të ri të bashkisë së Tiranës dhe betimi i tij.
Debatet PS-PD per rendin e dites
Mbledhja nisi me debate per rendin e dites. Në emër të këshilltarëve të majtë ka folur Aldrin Dalipi ku theksoi se është ndërruar rendi i ditës së kësaj mbledhje, dhe ata nuk janë të informuar për këtë vendim. “Kërkojmë të respektohet rregullorja dhe rendi i ditës, qe percakton konstituimin e qarkut e me pas votimin e krebashkiakut. Nuk jemi në dijeni të vendimit të ministrit”, u shpreh Dalipi.
Më pas fjalën e ka marrë Ferdinand Poni, i cili ka kërkuar hedhjen në votim të vijimit të rendit të ditës. “Ne jemi për versionin që ju deklaruat dhe le ta hedhim në votë. Të vijojmë për pikat që jemi dakord dhe sapo të mandatohemi të diskutojmë po ose jo”, tha Poni.
Kane njoftuar pranine ambasadori i OSBE, Wollfarth, ambasadori i SHBA, Arvizu dhe ambasadori i BE-se Sequi, te cilet do te jene pjese e ceremonise se betimit te Bashes.
Rama mbledh keshilltaret e majte
Me heret, kreu i PS-se Edi Rama mblodhi keshilltaret e majte ne seline roze, takim qe zgjati me pak se 30 minuta. Pas mbledhjes, 27 këshilltarët socialistë u futen ne mbledhje, por mesohet se ata do te do të bojkotojnë ceremoninë e betimit të Bashës, kreut te ri te bashkise.
Në bazë të votave të marra në zgjedhjet vendore të 8 majit, koalicioni i djathtë “Aleanca për Qytetarin” ka 28 vende në këshillin, ndërsa koalicioni i majtë “Aleanca për të Ardhmen” ka 27 vende.
© Panorama.al











