Sulmuesi Etogo i ka dhënë fund aventurës së tij me Tiranën, pasi nuk arriti të dhurojë atë paraqitje që pritej. Lojtari ishte në një nivel nën mesatar dhe kjo bëri që trajneri Hulian Rubio të kërkojë një tjetër përforcim për repartin e avancuar. Dje, klubi bardheblu ka arritur marrëveshjen me një sulmues të talentuar. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin kenian, Moser Arita. Deri para pak ditësh ka luajtur te skuadra e Thika Junajtid në kampionatin vendas duke qenë jo vetëm golashënuesi më i mirë i kësaj skuadre, por edhe ndër më të mirët në Premier Ligën e Kenias. Në 14 ndeshje Arita ka shënuar plot 10 gola duke u konsideruar si një sulmues me një të ardhme të sigurt.











