Tirana/ Halili e paguan dhe “i jep duart” Krstiçeviçit

Jun 1, 2011 | 11:01

Misho Krstiçeviç nuk është më trajner i Tiranës. Të paktën juridikisht, trajneri nuk ka më një kontratë me klubin bardheblu. Ai ka marrë rrogat e prapambetura dhe është larguar në drejtim të vendlindjes, Kroaci. Gjithsesi, burime pranë klubit të Tiranës bëjnë me dije se Krstiçeviç mund të vijë sërish në mes të qershorit te 24 herë kampionët, por jo më si trajner i parë. Atij mund t’i ofrohet një tjetër post si zëvendëstrajner ose te moshat. Ish-trajneri i Tiranës është likuiduar totalisht nga presidenti i Tiranës, Refik Halili, vetëm dy ditë më parë. Sipas informacioneve, Krstiçeviç është larguar nga kryeqytetasit me 16 mijë euro, rroga këto të prapambetura. Kujtojmë se kur erdhi fillimisht, pat marrë edhe një paradhënie nga presidenti, ndërkohë që rroga mujore, sipas informacioneve, ka qenë 4 mijë euro. Misho erdhi në krye të bardhebluve pas shkarkimit të Nevil Dedes, pas barazimit 0-0 me Besën në “Selman Stërmasi”.

© Panorama.al

Te lidhura