Tirana ka barazuar pa gola në ndeshjen e kthimit të Ligës së Europës ndaj modestëve të Grevenmakerit, duke u kualifikuar për në turin e dytë, ku i pret Alesund i Norvegjisë. Mund të konsiderohet si një 90-minutësh i vuajtur ai i zhvilluar dje në Luksemburg mes vendësve dhe Tiranës së Hulain Rubios. Bardheblutë zbrisnin në fushë si favoritë, jo vetëm për emrin e madh që kishin kundrejt kundërshtarit, por edhe për faktin se patën fituar ndeshjen e parë 2-0 në “Qemal Stafa”. Por, vendësit kërkonin që minimalisht të bënin një figurë të mirë para publikut të tyre, ndaj zhvilluan një ndeshje relativisht më të mirë sesa Tirana. Rubio hodhi në fushë pothuajse të njëjtën skuadër si në takimin e parë me përjashtim të mungesës së Duros, në vend të të cilit luajti Karabeci. Sakaq, planet u prishën që në minutën e 15-të kur Ferraj u dëmtua, i zëvendësuar nga Tushe. Loja e bardhebluve është e vakët, kjo edhe për shkak të presionit që ushtron kundërshtari. Duhet thënë se portieri Lika pati goxha punë në këtë ndeshje duke grushtuar të paktën 6 gjuajtje të ardhura në kuadrat, përkundrejt vetëm dy gjuajtjeve të Tiranës gjatë gjithë ndeshjes. Në pjesën e dytë Ruboi po shikonte vështirësi te skuadra e tij, ndaj hodhi në fushë edhe Çotën me qëllim që të rriste lojën sulmuese. Por vendësit u bënë edhe më të rrezikshëm, aq sa në minutën e 89-të detyruan Pishën që të bënte një tjetër faull dhe të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë dhe automatikisht të kuqin. Tirana me 10 lojtarë, por nuk rrezikon kualifikimin. Përfundon pa gola, dhe Tirana tani do të luajë ndaj norvegjezëve të Alesund.
© Panorama.alGrevenmaker 0
Tirana 0
(ndeshja e parë 2-0 për Tiranën)Shënues: S’ka
Kartonë të verdhë: Almeida, Braun, Batalia/ Ahmataj, Pisha
Karton i kuq: Pisha 89’
Gjyqtarë: Domagoj Vuçkov/ G.Perica dhe R.Kezele (KRO)
Grevenmaker: Shab, Brzjski, Heinc, Beshtold, Furst, Almeida (Brandao 79’), Braun, Louadj, Hofman, Batalia (Hus 67’), Shlitz (Gaspar 83’). Trajner: Mark TomTirana: I.Lika, Kalari, Pisha, Pashaj, Ahmataj (Dabulla 90+4’), Karabeci, G.Lika, Muçollari, Ferraj (Tushe 15’, Çota 70’), Taku, Bala.
Trajner: Hulian Rubio











