Nje mama e bukur, bjondje, ne forme te shkelqyer dhe me njerin gjoks zbuluar.
Ngjitur me te djali, me shume se 3 vjec, pra paksa i rritur, hipur mbi nje karrike qe thith gjoksin e se emes dhe sheh drejt objektivit qe e fotografon.
Kjo eshte kopertina e Time, me titull “Je mjaftueshem nene?”, ende pa dale ne publik, por qe mund te shohet ne versionin online, qe ka shkaktuar nje termet te vertete ne rrjetet sociale. Poshte titullit lexohet: “Pse kujdesi i tepruar prindëror i çon disa nëna në sjellje ekstreme”.
Krahas kesaj poshteshenohen edhe keshillat e ‘Baby Book’ te doktor Bill Sears, si ushqyerja me gji per nje kohe te gjate dhe ndarja e shtratit mes prinderve dhe femijeve. Foto skandal e kane quajtur disa, e te tjere, nje gjetje shume te mire.
© Panorama.al











