Tifozat Kuq e Zi: Oslon do ta veshim kuqezi!

Feb 19, 2013 | 19:08
Posteri

“Tifozat Kuq e Zi” kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e rradhës së kombëtares, në kuadër të eliminatoreve  “Brazil 2014”, e cila do të jetë ajo e 22 marsit kundër Norvegjisë.

Duke folur për portalin sportiv, asport.info, Salih Shala përfaqësues për Suedi i TKZ-së, ka thënë se në bazë të kërkesave  pritet një pjesëmarrje shumë e madhe e shqiptarëve në këtë takim.

“ Vetëm nga Suedia i kemi prenotuar 4 autobusë , që nënkupton se mbi 300 persona do të udhëtojnë vetëm në mënyrë të organizuar, pa llogaritur edhe ata që udhëtojnë në mënyrë private” ka thënë Shala.

Ai paralajmëron se përveç vendeve skandinave, priten grupe të organizuara nga Anglia, Zvicra Gjermania dhe shtete tjera europiane.

Shala ka bërë të ditur se janë lënë vetëm 7 ditë në dispozicion (nga dita e sotme) për rezervimin e biletave, ndërsa që pas kësaj date për shkak të kërkesave të mëdha, nuk do të jetë e mundur që të rezervohet bileta në tribunën ku do të jenë të vendosur TKZ-ja, duke rikujtuar se çmimi i biletave në sektorin e Tifozave Kuq e Zi është 45 euro.

Besoj që mbi 2000 shqiptarë do te jenë  vetëm në tribunën e TKZ-së, pastaj me siguri që tjerët do të shpërndahen nëpër stadium.

“Nuk pëfundon me kaq, “Tifozat Kuq e Zi”, kanë përgaditur një koreografi gjigande, që do ta bëjë Oslon të flas shqip”, ka përfunduar ai.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Ullevall” të Oslos  në orën  19.00.

© Panorama.al

Te lidhura