“Ti ma hape zemrën”- Një vit pasi u diagnostikua me kancer, aktorja rrëfen betejën me sëmundjen: Ja ku e gjeta forcën

Nov 25, 2024 | 11:36
SHPËRNDAJE

Aktorja e njohur amerikane, Olivia Munn, ka bërë së fundmi një postim teksa falenderon djalin e saj që e ka ndihmuar gjatë betejës së saj me kancerin.

olivia

Një vit më parë ajo u diagnostikua me kancer në gji, ndërsa tani vazhdon t’i nënshtrohet ndërhyrjeve dhe trajtimeve të nevojshme.

Krahas fotos së publikuar me të birin, ajo shpjegon se sa shumë mbështetje e ka pasur atë në periudhën më të vështirë të jetës.

olivia-2

Me rastin e ditëlindjes së tij, aktorja, përveç se e ka falenderuar dhe e ka uruar djalin e saj 3 vjeçar.

“Magic Malk mbush 3 vjeç sot. Kjo foto është bërë vitin e kaluar rreth kohës kur kuptova se kisha kancer në gji. Këtë herë, i kujtoj të gjitha me mall për shkak të këtij djali të vogël. Më bëri më të fortë dhe më të qetë në mënyra që nuk e dija se mund të isha. Gëzuar ditëlindjen djali im i ëmbël. Ti ma hape zemrën”, shkruan Olivia ndër rreshta të ndjerë.

olivia-5 olivia-3 olivia-1 olivia-10 olivia-7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura