Stafi akademik i “Luarasit” u vjen në ndihmë maturantëve, kandidatë për në universitete, të cilët po përballen këto ditë me një ndër zgjedhjet më të vështira që përcakton të ardhmen e tyre.
Përveç figurës së konsoliduar prej vitesh, i pari universitet joshtetëror vjen çdo vit me risi akademike, duke i shtuar atributin e më të mirit në treg. Kjo e faktuar me të dhëna. Me mbi 1500 studentë të diplomuar, 80% e tyre janë të punësuar në sektorin publik, privat ose të vetëpunësuar. Po ashtu, në testin më të vështirë për një jurist sot, jo rastësisht, janë studentë të “Luarasit” ata që kanë fituar magjistraturën.
PËRSE “LUARASI”
Mundësia për praktikë reale është pika e fortë dhe ajo çfarë e diferencon me të tjerët. Për pedagogen e Fakultetit Juridik, Julinda Gjika, kjo e bën më të fort ditën kur ata do të punësohen.
“‘Luarasi’ ofron dy degë studimore, juridik dhe ekonomik, që jo vetëm i kërkon tregu, por janë edhe në trend vitet e fundit. Nga ana tjetër, kurrikulat dhe programet e studimit janë shumë të ndërthurura, duke kombinuar teori dhe praktikë. Pra, një ndër bonuset më të mëdha që ne punojmë çdo ditë është ndërthurja e teorisë me praktikën. Emri i ‘Luarasit’ bën diferencën në një CV, pasi reputacioni i ‘Luarasit’ për 14 vite rresht është ‘on the top’, i pari dhe më i miri”.
Me një frymë tejet pozitive, të gatshëm për të komunikuar çdo ditë me studentët, pedagogia në Fakultetin Ekonomik, Faola Hodaj, tregon se te “Luarasi” ka jetë të vërtetë sociale, ku çdo student merr vëmendjen e duhur. Ndër të paktët universitete që nuk kërkon të përthithë sa më shumë studentë, por kërkon më të mirët, talentet.
“Ne jemi të vegjël në numër, por jemi elitarë dhe puna e përkushtimi ynë është te cilë- sia. Ne kemi një klimë të tillë që komunikimi student-pedagog është maksimal, sepse duam që ata të kenë ndihmën tonë për çdo gjë. Ne mundësojmë për ta librarinë online, kontakte me lektorë të huaj të Harvard apo Oksford”.
OFERTA AKADEMIKE
Këtë vit, “Luarasi” nuk vjen vetëm me programet bachelor dhe master, por dhe me kurse profesionale, të cilat mund t’i ndjekin të gjithë ata që janë të interesuar për të pasur një profesion, një diplomë apo një licencë për ta ushtruar atë. Dy kurrikulat që janë përzgjedhur për vitin e ardhshëm akademik janë shumë të preferuara për momentin: tregu i sigurimeve dhe IT.
Në këtë eksperiencë të re, një profesoreshë që vjen nga programi i “Fulbright” në SHBA ka zgjedhur vetë “Luarasin” për të dhënë mësim gjatë vitit 2017-2018. Kurrikulat akademike janë një tjetër bonus që i shtohet universitetit. Bashkëpunimet konstante me profesorë të huaj kanë sjellë përmirësim të vazhdueshëm të programeve, hartimin e projekteve të reja që rrisin kapacitetin e studentëve dhe të stafit akademik. Për të studiuar te “Luarasi”, nuk ka nevojë të kesh një xhep të majmë.
Ai vjen me tarifa konkurruese, me një gamë të gjerë shërbimesh dhe standardesh. Për t’u theksuar është fakti që është ndër të paktët universitete që nuk i është diskutuar asnjëherë akreditimi. Ashtu siç ka ndodhur ndër vite, më të mirët “Luarasi” i mban për vete. Shumë studentë që kanë përfunduar studimet aty janë sot pedagogë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al