
Hetimi, mbetet krahasimi i thikës me plagën e viktimës, gjaku në kapele dyshohet i Lumturi Gjanës.
Ekspertiza, s’ka gjurmë gjaku as në dorezat e sekuestruara në shtëpi
Del “e pastër” thika e gjetur në banesën e Aldo Hoxhës, për të cilën u ngritën dyshime se mund të ishte përdorur në ngjarjen ku mbeti e vdekur Fatbardha Tafa. Burime nga grupi i hetimit kanë thënë dje se analizat e thikës kanë përfunduar në konkluzionin është se thika nuk ka shenja gishtash dhe as mostra gjaku të analizueshme. Për shkak të vrasjes së Fatbardha Tafës me thikë më 7 gusht gjatë tentativës për t’i grabitur varësen, grupi i hetimit e dërgoi objektin për ekspertizë të menjëhershme, sapo e gjeti në banesën e 20-vjeçarit.
(Artikullin e plotë e gjeni në ditën e sotme të gazetës Panorama)
© Panorama.al











