
“Fitorja e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Evropiane, pastaj qetësia, transparenca dhe pranimi i rezultat zgjedhor nga partitë politike shqiptare , janë tregues të përcaktimit të Shqipërisë për vlera dhe integrime evroatlantike”, thotë Thaçi.
Thaci ka shprehur besimin se qeveria e drejtuar nga Rama dhe Meta, “do ta ruajë dhe garantoj unitetin kombëtar, stabilitetin dhe prosperitetin e Shqipërisë”.
Qeveria e Republikës së Kosovës është e “përkushtuar që edhe më tutje ta thelloje bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Shqipërisë, në rrugën e përbashkët evropiane, si dy shtete të pavarura”, thuhet në fund të urimit të Thaçit dërguar liderit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama.
© Panorama.al











