Thaçi: Serbia sot pranon Deklaratën e Pavarësisë

Feb 23, 2012 | 11:45
Hashim Thaçi

PRISHTINE- Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi ka deklaruar se sot Serbia pranon pavarësinë e Kosovës. Deklarata eshte bere gjate nje prononcimi te kreut te qeverise se Kosoves  për Gazetën Express.

Ai është shprehur i sigurt se marrëveshja për përfaqësim rajonal do të nënshkruhet sot, derisa Rezolutën 1244 sërish e ka quajtur të vdekur.

“Me marrëveshjen e re që do të arrihet sot në Bruksel, Serbia do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Ajo po e pranon Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, kurse Rezoluta 1244 ka qenë e vdekur dhe mbetet e vdekur”, ka thënë Thaçi.

© Panorama.al

Te lidhura