TIRANE- Pavarësia e Kosovës u shpall kuqezi dhe ishte jetësim i idealeve të vitit 1912, tha kryeministri Thaçi në pritjen e organizuar nga kreu i qeverise shqiptare për Pavarësisën e Kosovës, Sali Berisha.
“Festë ka në Prishtinë, Tiranë, Tetovë, Preshëve, dhe Ulqin dhe kudo ku jetojnë shqiptarët. Sepse Pavarësia e Kosovës e fuqizoi pozitën tonë dhe të gjithë rajonin. Në jemi një komb në dy shtete, do të jemi bashkarisht pjesë e NATO-s dhe BE-së në ëmnyrë meritore.”- tha Thaçi.
E veçanta e 4 vjetorit, tha Thaçi, është se ky shënohet në vitin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Ai përfitoi për të uruar të gjithë shqiptarët për përvjetorin e Pavarësisë.
Ndërsa, kryeministri Berisha e konsideroi 17 shkurtin si ditën që shënon fundin e përpjekjeve të shqiptarëve për mbijetesë dhe ekzistencë, dhe fillimin e një epoke në të cilin ata vendosin të ndërtojnë të ardhmen e tyre.
“Kjo është një nga ditët më të çmuara për shqiptarët në Kosovës, Shqipëri dhe kudo ku jetojnë.”- tha kryeministri.
Kryeministri Berisha shtoi se, kjo është një ditë krenarie për çdo shqiptar, pasi sipas tij, kjo shënon fundin e një sage të papërshkruar vuajtjesh, padrejtësish dhe sakrificash.
© Panorama.al











