Nishani, sot në ditën e dytë të vizitës në Kosovë

Aug 31, 2012 | 9:11
Kryeministri, Thaçi pret Presidentin, Nishani

PRISHTINE- Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani vazhdon sot diten e dyte te vizitës  në Kosovë.

Në axhendën e sotme, ai do të ketë një ligjëratë në Universitetin AAB, homazhet te kompleksi memorial “Adem Jashari” dhe qëndrimin në Prizren.

Nje dite me pare ai u takua me presidenten Jahjaga, mbajti nje fjalim para deputeteve ne Kuvendin e Kosoves, si dhe u prit nga kryeministri Thaci.

Thaçi pret Nishanin: Bashkëpunimin ekonomik

Zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe në rajon, bashkëpunimi ndërshtetëror mes Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe procesi i integrimit evropian të dy vendeve kanë qenë temat në fokus të takimit mes Presidentit të Republikës, Bujar Nishani dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ndërsa po qëndron në Kosovë, në vizitën e tij të parë në këtë cilësi, gjatë takimit më Thaçin, Nishani ka theksuar se, forcimi i marrëdhënieve të gjithanshme ndërshtetërore mes Kosovës dhe Shqipërisë është në interes strategjik të të dyja vendeve.

Nishani dhe Thaçi

Në të njëjtën linjë, kryeministri Thaçi theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve është i shkëlqyer dhe do të thellohet edhe më tej në fushat me interes të përbashkët, duke u fokusuar në bashkëpunimin ekonomik.

“Suksesi i Kosovës në këto 4 vite e gjysmë të shtetësisë së saj është meritë e përkushtimit të institucioneve shtetërore të Kosovës, i unitetit politik dhe qytetar për të çuar përpara proceset zhvillimore dhe integruese të Kosovës. Pas përmbylljes së mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, prioritet kryesor vazhdon të mbetet përshpejtimi i agjendës së integrimit të Kosovës në BE dhe në NATO – theksoi kryeministri Thaçi.

Gjatë takimit, kryeministri Thaçi i ka bërë një ekspoze të të arriturave të shtetit të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë deri në periudhën e tanishme, kur edhe zyrtarisht po përmbyllet procesi i mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.

© Panorama.al

Te lidhura