Shtrëngimi i duarve Thaçi-Tadic, zemërim në Serbi

Jul 8, 2012 | 10:23

UPDATE- Një shtrëngim duarsh mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-Presidenti serb Boris Tadic ka shkaktuar zemërim në Serbi.

Ata u takuan në samitin rajonal në Dubrovnik të Kroacisë.

Në herët, ish presidenti serb ka refuzuar të takojë zyrtarët e larët të Kosovës, sikurse edhe të marrë pjesë në takimet rajonale ku kosovarët kanë qenë, po ashtu të pranishëm.

Mandatari i qeverisë së re të Serbisë, Ivica Daçic, tha se prania e Tadicit në samit është një “enigmë”, dhe e pyeti ish liderin serb që të qartësojë politikat e tij tani që ai që është një zyrtar i opozitës.

Mediat e kanë cilësuar historik gjestin e duarshtrëngimit, por vetë Tadiq ka refuzuar ta quajë të tillë. Kryeministri Thaçi nuk ka bërë ndonjë koment në lidhje me takimin. /rel/

 

Dubrovnik, Thaçi shtrëngon duart me Tadiçin

DUBROVNIK- VIDEO* | Kryeministri i Kosovës,  Hashim Thaçi dhe ish-Presidenti serb, Boris Tadiç kanë shtërnguar duart me njëri-tjetrin në Samitin e Dubrovnikut.

Portali kroat “vecernji.hr” ka publikuar pamjet, ku Tadiç dhe Thaçi kane shkembyer disa fjale. Tadiç eshte pershendetur gjithashtu edhe me ministrin Enver Hoxhaj dhe ministresn, Vlora Çitaku.

Tadiç, ka thënë se shtrëngimi i duarve me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka domethënie historike, ashtu siç po e quajnë mediat, por është gjest i mirë, për shkak se dy popujt kanë probleme që duhet t’i zgjidhin.

“Sa për duarshtrëngimin me kryeministrin e Kosovës, Thaçi, nuk ka ndonjë rëndësi historike, por është mirë që të takohen përfaqësuesit e vendeve të ndryshme dhe përfaqësuesit shqiptarë e serbë”, tha Tadiç në një deklaratë telefonike për agjencinë serbe të lajmeve, Tanjug.

Ndërkaq, edhe pse është e ftuar në konferencën dyditore në Dubrovnik, Serbia nuk ka dërguar asnjë përfaqësues zyrtar të saj.

Për shkak të pranisë së kryeministrit të Kosovës, asnjë zyrtar i Serbisë nuk ka marrë pjesë në këtë Samit, sikurse as në takimet e viteve të shkuara.

© Panorama.al

Te lidhura