Thaçi: Integrimi evropian, prioritet i Kosovës

Jun 27, 2011 | 20:29
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha sot se prioritet i Kosovës mbetet integrimi evropian.

 

“Një nga prioritetet kruciale të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe gjitha institucioneve të Kosovës, mbetet procesi integrues evropian. Por në kuadër të kësaj hyn edhe prioritet i theksuar dhe ritheksuar shpesh, që mbetet përsëri edhe krye prioritet edhe për ne, edhe për ju, ai i riatdhesimit të qytetarëve.”, ka theksuar Thaçi.

Komentet, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i beri gjatë hapjesë së “Javës së komunave”, me rastin e 10-vjetorit të themelimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Duke folur para të gjithë kryekomunarëve, Thaçi tha se në procesin e integrimit evropian duhet të ndihmojnë edhe komunat.

 

© Panorama.al

Te lidhura