Thaçi e pranon: Jam takuar disa herë me Tadiç

Feb 23, 2012 | 21:46

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar sot për herë të parë se është takuar me Presidentin serb, Boris Tadiç. Deklarata u bë në televizionin KTV.

“Me Boris Tadiçin jam takuar në Vjenë jo një herë, por 3-4 herë kemi drekuar dhe darkuar së bashku, kam qenë si pjesëtarë i delegacionit të Kosovës, në këtë delegacion kam qenë si i katërti, të tjerët kanë qenë afër Boris Tadiçit por nuk i akuzoj”, ka Thaçi.

Më tej ai ka shtuar se; “Në konferencat ndërkombëtarë kur të marrësh pjesë, kushdo që të jetë duhet të sillet si burrështetas. I vetmi ish kryeministri serb, Vojsllav Koshtunica është ai që i ka braktisur drekën e darkën e përbashkët me delegacionin e Kosovës, ku ka qenë edhe kryetari i Serbisë, Boris Tadiç dhe përfaqësuesve ndërkombëtar, nga SHBA dhe Bashkimi Evropian. Pra me Tadiçin jemi takuar në Vjenë konkretisht në Baden”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka pranuar gjithashtu se ka takuar Tadiçin edhe në Greqi dhe Neë York, duke pranuar pohimet që kishte bërë më parë edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Ne kemi marr pjesë në shumë konferenca rajonale që janë mbajt për Kosovën. Me Tadiçin jam takuar edhe në New York, në Këshillin e Sigurimit, jemi përshëndetur krejt njerëzisht, unë si kryeministër, ai si president. Ai ka mbajt qëndrimin e vetë unë timin. Jam takuar edhe në Greqi në pritjen e ish-presidentit të atëhershëm të Greqisë, ku kanë qenë prezent edhe shumë kryeministra e president nga vende të ndryshme. Madje jemi takuar edhe në Sofje dhe Londër në konferenca ndërkombëtare, ku jemi përshëndetur”, ka thënë Thaçi.

Të gjitha këto takime, sipas kryeministrit Thaçi, kanë qenë publike dhe janë përcjellë nga gazetarë të mediave më të fuqishme botërore, si CNN e Reuters dhe këtu nuk ka asgjë për tu fshehur.(express)

© Panorama.al

Te lidhura