Thaçi, darkë pune me kryeministrin Berisha

Jul 10, 2011 | 15:28

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë kthimit nga Dubrovniku ka patur një darkë pune me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, me të cilin, zyra e shtypit e kryeministrit Thaçi thotë se ka biseduar për bashkëpunimin dhe agjendën evropiane të të dyja vendeve.

Thaçi ka zhvilluar gjithashtu një takim edhe me ish-kryeministrin dhe liderin e Partisë Demokratike Socialiste të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, në Budva të Malit të Zi ,me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin fqinjësor të dy vendeve dhe për zhvillimet në rajon.

Në takimin e kryeministrit Thaçi me ish-kryeministrin malazez Gjukanoviq, është vlerësuar lartë bashkëpunimi në mes të dy vendeve dhe është shprehur gatishmëria vazhdimit të bashkëpunimit të mirë ndërfqinjësorë.

© Panorama.al

Te lidhura