Sot, grupi i futbollistëve durrsakë do të nisë nga puna. Kanë ardhur nga jashtë vendit futbollistët Çota, Rizvani dhe Tairi e janë të gatshëm për t’iu bashkuar pjesës tjetër të grupit. Nuk është ende e qartë nëse tekniku Hasan Lika do të jetë prezent apo jo në stërvitjen e parë, për shkak të disa problemeve familjare. Grupit të futbollistëve ekzistues pritet t’u shtohen edhe ata që do të mblidhen nga zhvillimi i merkatos verore. Kontrata e parë është bërë me futbollistin 21-vjeçar nga Elbasani, Renato Hyshmeri. Gjithashtu, është mirëpritur edhe afrimi i mesfushorit Migel Metani, i cili vjen nga Tirana. Por merkatoja durrsake bumin më të madh do ta ketë nëse bëhet e mundur ardhja e serbo-boshnjakut Vlado Markoviç. Ky përforcim do të rrisë aftësinë mbrojtëse të ekipit.











