Konkursi për ngritje grade, nga Tirana rezulton vetëm një fitues.
Një numër i konsiderueshëm kryekomisarësh të Policisë shqiptare nuk kanë arritur të grumbullojnë pikët e nevojshme në testin për ngritje në gradë. Pas afishimit të emrave të 13 drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit që fituan një javë më parë gradën madhore “Drejtues i Parë”, të shtunën u zhvillua edhe konkursi tjetër për gradën “Drejtues”. Konkursi u zhvillua në Qendrën e Formimit Policor në Tiranë dhe morën pjesë 125 kandidatë, që mbajnë gradën “Kryekomisar”. Nga konkurrentët që përfunduan provimin me shkrim, do të fitojnë vetëm 26 prej tyre. Në zbatim të ligjit për Policinë e Shtetit, numri i oficerëve me gradën “Drejtues”, duhet të jetë dy herë më i madhe se i oficerëve me gradën “Drejtues i Parë”, që do të thotë 26 kundrejt 13 që tashmë kanë fituar.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)











