Terzi: Mbështesim kandidaturën e Shqipërisë

Jul 9, 2012 | 17:42

Pas një takimi në Ministrinë e Jashtme me kolegun e tij shqiptar, Edmond Panariti, ministri i Jashtëm italian, Guido Terzi tha se Italia është e angazhuar të mbështetëse kandidaturën e Shqipërisë për marrjen e statusit kandidat nga BE, në çdo mënyrë të mundshme.

Terzi tha gjithashtu se beson se BE do ta konfirmojë dhënien e statusit, pasi sipas tij, Shqipëria është duke bërë përpjekje të rëndësishme. Ai tha se liderët politikë shqiptarë janë të shqetësuar për të përmbushur kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian.

Panariti tha se Shqipëria është duke bërë progres të madh në drejtim të përmbushjes së reformave.

© Panorama.al

Te lidhura