Tërmeti tragjik/ Bilanci me 51 viktima, Mbrojtja jep detajet: 47 u nxorën nga rrënojat, si vdiqën 3 të tjerët

Nov 30, 2019 | 11:34
SHPËRNDAJE

51434908_401

ORA 12:30 Vajza e re e cila ishte në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë e ka thelluar edhe më tej bilancin e viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit, duke e çuar në 51 numrin e të pajetëve.

Burime nga spitali konfimruan mesditën e sotme për News 24 se e reja Xhesika Biqiku, 20 vjece ka ndërruar jetë.

ORA 11:33/ Ministria e Mbrojtjes publikon te dhenat e fundit lidhur me vitkimat qe la pas termeti tragjik qe goditi vendin tone mengejsin e 26 nentorit.

Sipas Ministrise se Mbrojtjes, 47 persona jane nxjerre nga rrenojat; 1 humbi jeten si pasoje e aksidentit pas demtimit nga termeti; 1 u hodh nga lartesia per shkak paniku dhe 1 person pesoi infarkt pas goditjeve.

Ora 10:55/ Zyrtarisht operacioni i kerkim shpetimit ne zonat Durres e Thumane, me te demtuarat nga termeti i 26 nentorit ka perfunduar.

Ministria e Mbrojtjes jep te dhenat e fundit, duke njoftuar se ne 3 dite u nxorren nga rrenojat 50 viktima, permes operacionit ku moren pjese rreth 250 efektive te kerkim shpetimit nga Shqiperia, Kosova, Italia, Greqia, Mali i zi, Serbia, Kroacia, Franca, Turqia, Zvicra, Rumania, Maqedonian e Veriut, BE, Shtetet e Bashkuara te Amerikes etj.

Po behen saktesimet e fundit te gjeneraliteteve te viktimave permes familjareve te tyre per te dale me pas me listen perfundimtare emerore.

Lidhur me kerkimet e fundit ne MiraMare nuk eshte gjetur asnje trup. Pas kerkim shpetimit ne terren, eksperte shqiptar e vendas nisin punen per verifikimet e demeve ne terren.

Data 30 nentor/ Ka shkruar ne 50 numri i viktimave nga termeti tragjik i 26 nentorit. Shifren e ka dhene sot ne mbledhjen e jashtezakonshme te qeverise, Kryeministri Edi Rama, duke ebre nje bilanc paraprak te situates ne zonat e prekura.

Ora 18: 38/Janë pezulluar për sot kërkimet e grupeve të kërkim shpëtimit nën rrënojat e hotelit “Mira Mare në Durrës”.

“Mira Mare” është vatra e fundit ku po kërkohet për trupa nën rrënoja, ndërsa grupet e kërkim shpëtimit flasin për një trup të pajetë ende nën gërmadha.

Ka shkuar në 49 bilanci tragjik i viktimave të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm 6.4 ballë, që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit, ndërsa 900 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Durrës, Thumanë e Laç që janë dhe dy vendet e prekura më shumë nga tragjedia.

Ora 17:06/ Tek Mira Mare operacioni i kërkim shpëtimit vijon, ndërsa janë angazhuar ekspertet shqiptarë, italianë dhe francezë. Këta dy te fundit janë ndërruar me ekipet malazeze dhe serbe qe kanë kërkuar gjatë paradites dhe mesditës

Ora 08:55/ Nderkohe qe ne Thumane eshte mbyllur kerkimi, po punohet ne MIra Mare, pasi sipas Ministrise se Mbrojtjes mendohet se ka ende nje trup te pajete per t’u nxjerre nga rrenojat. 

Grupet e huaja te kerkim shpetimit dhe vendet ku po vazhdon kerkimi.

-Thumane: Eshte mbyllur kerkimi

-Hotel Mira Mare: Grupet qe po punojne: Serbi, Mali i Zi
Trupa per t’u nxjerre: Mendohet 1 (nje) trup i pajete

-Keneta: Eshte mbyllur kerkimi

-Kryqi i Kuq: Eshte mbyllur kerkimi

-Rruga Shoqeria Bashkimi (2 gjelat): Eshte mbyllur kerkimi

Ora 08:39/ Operacioni i kerkim shpetimit nuk deklarohet ende i mbyllur per Durresin. Ministria e Mbrojtjes ben me dije se nderkohe po behen ende verifikime per Mira Maren. Operacioni i kerkim shpetimit aktualisht quhet i perfunduar vetem ne Thumane.

Data 29 nentor/ Ora 07:20/ Operacioni i kerkim shpetimin vijon mengejsin e sotem ne Mira Mare.

Ora:11:00/ Konfirmohet se pak minuta me pare kane dale te pajete; nje trup te ish Keneta dhe nje te lagja 6 (dy gjelat). Shkon ne 48 numri i viktimave

Ora 17:09/ Është rënduar bilanci i viktimave të tërmetit tragjik që goditi Shqipërinë më 26 nëntor. Ministria  e Mbrojtjes konfirmon se janë nxjerrë katër trupa të pajetë në zonë  e ish-kënetës. Viktimat nuk janë identifikuar ende, ndërsa po dërgohen drejt morgut të spitalit të Durrësit.

Ora 13: 28/ Vijon te rritet mjerisht numri i viktimave nga termeti tragjik. Trupi i nxjerre pak me pare te ish Keneta con ne 42 numrin e viktimave. Lajmin e konfirmon zyrtarisht ministria e Mbrojtjes.

Ora 14: 27 Shkon ne 41 numri i viktimave nga termeti tragjik, qe goditi vendin tone. Ministia e Mbrojtjes ka njoftuar se eshte konfirmuar viktima e 41 nga termeti. U nxorr trupi i pajete nga rrenojat e Miramare.

Ora 08:28/ Rritet numri i viktimave nga termeti tragjik. Ministria e Mbrojtjes ben me dije se eshte konfirmuar viktima e 40 e termetit. Ajo eshte e seksit femer dhe eshte gjetur ne Durres.

Ora 07:45/ Kryeministri i vendit Edi Rama teksa ka raportuar sot ne mbldhjen e qeverise per detaje te reja nga gjithe situata pas termetit shkaterrues ka thene se jane shenuar 39 viktima, duke njpftuar keshtu se kemi bilanc ne rritje te numrit te te pajeteve qe jane nxjerre nga rrenojat.

Data 28 nentor/ Ora 07:24/ Rritet bilanci i viktimave te termetit tragjik qe goditi te marten ne mengjes vendin tone. Ministria e Mbrojtjes ben me dije se ka shkruar ne 37 numri i viktimave, pas 3 trupave te nxjerre nga rrenojat ne Thumane rreth ores 4 te mengjesit. Aktualisht ne Thumane operacioni i kerkim shpetimit eshte nderprere pasi nuk ka informacion per trupa te tjere nen rrenoja.

Ora 22:49/ Ka shkuar ne 31 numri i personave qe humben jeten ne termetin tragjik qe goditi vendin diten e djeshme. Mbremjen esotme, ekipet e kerkim-shpetimit kane nxjerre te pajete trupin e Griselda Lalas, 22 vjeç.

Ora 18:45/ Eshte rritur bilanci i viktimave te termetit tragjik qe goditi vendin diten e djeshme. Pak minuta me pare janenxjerre nga germadhat trupat e dy viktimave, te identifikuar si Dolora dhe Klaus Reçi, nënë e bir.

Ora 17:33/ Shkon ne 28 numri i personave te gjetur nen rrenoja, pas termetit te fuqishem ne vend.

Ora 13: 30/ Nje tjeter person i pajete eshte gjetur nen rrenoja. Ministria e Mbrojtjes ben me dije se eshte konfirmuar viktima e 28-te. Viktima, sipas MM u gjet pa jete ne Thumane.

Ora 12:22/ Rritet bilanci i viktimave te termetit tragjik qe goditi dje ne mengjes vendin tone.

Ministria e Mbrojtjes ben me dije se pas verifikimit te te dhenave te fundit, numri i personave qe kane humbur jeten eshte 26.

Sipas MM, 12 viktima jane shenuar ne Durres, 13 ne Kruja dhe 1 ne Lezhe.

Nderkohe qe po punohet per nxjerrjen e te tjere trupave nen rrenoja ne Thumane  e Durres.

Data 27 nentor/ Ora 07:50: Sipas informacioneve paraprake 24 persona kane humbur jeten nga termeti i fuqishem qe goditi vendin ne oret e para te mengjesit te djeshem.

Sipas Ministrise se Mbrojtjes qe ben me dije lajmin, 650 persona jane lenduar dhe 45 jane shpetuar.

22:10 – Ka shkuar në 23 bilanci i viktimave nga tërmeti tragjik që tronditi Durrësin mëngjesin e kësaj të marte.

Një i riu nga Thumana ndërroi jetë në orët e vona të mbrëmjes së sotme pas orësh të tëra nën rrënoja.

Pallatii shembur ne Durres (5)

Ora 20:55-  Ka shkuar në 22 numri i viktimave nga tërmeti i fortë që goditi kryesisht Durrësin mëngjesin e sotëm. Një 30 vjeçare që u nxorr nga rrënojat e gjallë, gjeti vdekjen më pas në spital.

Ora 19:26 Shkon ne 21 numri i viktimave, nxirret nje trup i pajete ne Durres.

Ora 18:20 Forcat xheniere kanë të shpëtojnë një tjetër person që kishte mbetur nën rrënojat e banesave të shembura në qytetin e Durrësit.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes numri total i personave të nxjerrë nga rrënojat ka shkuar në 44.

Ndërkohë që raportohen zyrtarisht se kanë ndërruar jetë 20 persona në gjithë vendin.

Ora 18:04  Shkon në 20 numri i viktimave të që humbën jetën si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit ditën e sotme.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se janë nxjerrë dhe dy trupa të tjerë pa jetë në pallatet e shembura në Thumanë.  Ministria pohon se numri i viktimave ka shkuar në 20.

 Ora 16:41/ Ministria e Mbrojtjes konfirmon se ka shkuar ne 18 numri i viktimave, si pasoje e termetit tragjik qe ka goditur vendin diten e sotme.

Ora 16:30/ “News 24” raporton per nje tjeter viktime qe i shtohet bilancit tragjik te termetit shkaterrues. Shkon keshtu ne 17 numri i viktimave, nderkohe qe zyrtarisht Ministria e Mbrojtjes nuk e ka konfirmuar ende kete shifer.

Ora 13:25/ Nxirret nje tjeter trup i pajete ne rrenoja ne Durres. Lajmin e ben me dije Ministria e Mbrojtjes, duke iu referuar te dhenave paraprake per bilancin e termetit tragjik.

Ora 14:30 – Ministria e Mbrojtjes raporton se është shpëtuar një tjetër person në qytetin e Durrësit. Raportohet se numri i personave të nxjerrë nga rrënojat në Durrës ka shkuar në 42.

Ora 13:58/ Rritet bilanci i viktimave te termetit tragjik ne vend. Ministria e Mbrojtjes konfirmon se ka arritur ne 15 numri i personave te pajete nga termeti, pas dy trupave te gjetur ne Durres. Nderkohe qe ka shkuar ne 41 numri i personave te shpetuar.

Ora 13:00 Ministria e Brendshme ka konfirmuar per nje tjeter person të mbijetuar ne Thumane. Deri me tani ka mberritur ne 39 numri i personave te shpetuar ne vend.

Ora 12:18/ Shtate persona konfirmohet se jane nxjerre te pajete nga rrenojat ne Durres dhe 5 ne Thumane. Ministria e Mbrojtjes qe ben me dije lajmin e trishte, njofton gjithashtu se 35 persona jane shpetuar ne dy zonat dhe nderkohe po marrin ndihme mjekesore.

viktimat-ne thumane

Ora 12:01/ Dy trupa te pajete gjenden ne Thumane. Lajmin e konfirmon Ministria e Mbrojtjes, duke raportuar se trupat e pajete jane nxjerre nga rrenojat ne Thumane.  

Ora 11:43 Ne ndihme te personave te demtuar rende nga termeti jane ngritur  cadrat ne stadiumin e Durresit. Ministria e Mbrojtjes njofton se cadra ku mund te strehohen banoret jane ngritur edhe ne Fushe Kruje. 

cadra cadra`1 cadra2

Ora 11:24/ Deri tani jane shpetuar 28 persona ne Durres dhe Thumane, duke u nxjerre nga rrenojat e godinave te shembura. Ministria e Mbrotjes ben me dije se personat e shpetuar jane derguar per asistence mjekesore.

Ora 11:15 Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se sapo eshte nxjerre nga rrenojat ne Thumane nje trup i pajete. Fakt qe e con ne 9 numrin e viktimave. 

Ora 11:14/ Ne Thumane sapo u shpetua nje banor. Ministrja e Mbrotjes ben me dije se ne total 20 persona jane nxjerre nga rrenojat ne Thumane. 

Ora 10:45/ Qeveria rumune permes Departamentit te Situatave te Emergjencave ka nisur drejt Shqiperise dy avione ushtarake me ekip te specializuar dhe mjete te posacme per operacionet e kerkim shpetimit. Ministria e Mbrojtjes ben me dije se pritet te mberrijne per pak edhe ekipe te specializuara nga Italia dhe Turqia. 

Ora 10:35 Sipas informacioneve paraprake, qe i referohet Ministrja e Mbrojtjes, raportohet per nje tjeter viktime. Duke shkuar keshtu ne 8 numri i viktimave, gjithnje sipas te dhenave paraprake. 

Ora 10:12 Me nje foto ku duket karvani i forca te ushtrise se Kosoves qe eshte nisur ne Shqiperi, Presidenti Meta ka falënderuar shtetin e Kosoves per ndihmen dhe gatishmerine e treguar ne keto momente te veshtira per shqiptaret e Shqiperise.

“Faleminderit Republikës së Kosovës!”, shkruan Meta.

ushtria e kosoves ne shqiperi

Ora 09:50/ Presidenti Ilir Meta niset drejt Durresit. Pasi ishte ne Thumane, zonen me te prekur nga termeti i fuqishem, kreu i Shtetit, Ilir Meta eshte nisur drejt Durresit. 

Ora 09:40/ Shkon ne 7 numri i viktimave te termetit te fuqishem qe goditi vendin ne oret e para te mengjesit te sotem. Ministria e Mbrojtjes ben me dije zyrtarisht se viktima e 7 e termetit eshte shenuar ne afersi te Lezhes.  “Viktima e 7 eshte aksidentuar pasi nga termeti eshte care rruga”- ben me dije MM. 

Ora 09:15/ Një e moshuar sapo eshte shpetuar ne pallatin e rrezuar ne Durres

Ora 08:24/ Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se numri i viktimave si pasoje e termetit të fuqishëm ka shkuar në gjashtë.

termet2 termet3 termet1 termet

Dy trupa pajetë janë njerrë nga rrënojat e Vila Palma në Durrës.

Ministria konfirmoi më herët kater viktima. Një në Kurbin, dy në Thumanë dhe një viktimë tjetër po në Durrës

“Nxirren dy trupa te pajete nga rrenojat te vila Palma ne Durres”, thuhet ne informacionin zyrtar te ministrise se Mbrojtjes.

99605964-89c5-49b3-927a-7ef0860b885b Trupi i pajete Pallatii shembur ne Durres (1) Pallatii shembur ne Durres (6) Pallatii shembur ne Durres (5) Pallatii shembur ne Durres (4) Pallatii shembur ne Durres (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura