Tërheq padinë, pushohet çështja ndaj Mediut

Jun 6, 2011 | 15:10

TIRANE- Gjykata e Larte ka pushuar ceshtjen ne ngarkim të ish- Ministrit të Mbrojtjes, aktualisht kreu i Mjedisit,  Fatmir Mediu, akuzuar per tragjedine e Gerdecit nga nje i mbijetuar.

Ka qene pikerisht paditesi, Zyber Lela qe është tërhequr nga akuza e tij ne drejtim te Mediut, duke bere ne kete menyre edhe pushimin automatik te ceshtjes.

Lela ka leshuar nje deklarate noteriale, mes te ciles ka shfajësuar Mediun nga akuzat për plagosje të rëndë nga pakujdesia, ngritur disa kohe me pare, kur depozitoi edhe kallezimin.

Nderkaq, ne Gjykaten e Tiranes vijon odisea e seancave per tragjedine e Gerdecit, me 29 te pandehur. Seanca gjyqësore për tragjedinë e Gërdecit e parashikuar të zhvillohej ditën e sotme u shty për shkak të mungesës së avokatëve të mbrojtjes.

© Panorama.al

Te lidhura