Tepelenë, aksidentohet për vdekje një 6-vjeçar

Sep 18, 2012 | 19:41
Foto Ilustruese

Një fëmijë 6-vjeçar u aksidentua për vdekje mbrëmjen e së martes. Aksidenti i rëndë u shënua në aksin, Levan- Tepelenë në vendin e quajtur, Gorishovë.

Siç raportohet, fëmija është përplasur nga makina me targa, AA 966 DY  në pronësi të shtetasit, Petrit Ponari, në momentin që po kalonte rrugën.

Petrit Ponari, rezulton të jetë një zyrtarë i ministrisë së Shëndetësisë, në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Edukimit.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.

© Panorama.al

Te lidhura