
VLORË- Pronari i një argjendarie në qyetitn e Vlorës i ka shpëtuar sot për mrekulli një grabitje me armë.
Sipas policisë së qytetit bregdetar, dy persona të maskuar kanë tentuar rreth orës 13:35 në lagjen “Osmen Haxhiu” kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë në drejtim të argjendarisë në pronësi të shtetasit B. Gj., 45 vjeç, banues në lagjen “Lirim”. Policia tha se si pasojë e të shtënave janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Pas kqyrjes së vendit të ngjarjes, policia është vënë në ndjekje të autorëve të cilët janë larguar me shpejtësi në drejtim të vendit të quajtur Kuzum Baba.











