Një person i armatosur ka tentuar të grabisë një pikë këmbimi valutor në lagjen numër 1 në shëtitoren Taulantia në Durrës.
Me kapuç dhe armë në dorë hajduti është afruar në drejtim të exchange rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm dhe është futur brenda ambienteve.
Por, punonjësit e exchange, të cilët kanë vënë re që ai ishte i armatosur, nuk kanë hapur derën e sigurisë brenda pikës së këmbimit valutor.
Pasi dera nuk iu është hapur grabitësi u largua me shpejtësi nga vendngjarja.
Policia ka sekuestruar pamjet filmike nga subjekti dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e të riut.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al