
Një vajzë 6-vjeçare ka rënë pre e abuzimit seksual të një 20- vjeçari, i cili ishte liruar me kusht nga Gjykata e Vlorës, pasi ishte dënuar me 5 vite burg për plagosjen me thikë të një gruaje me qëllimin për ta grabitur. Policia e Vlorës arrestoi për veprën e rëndë shtetasin Sajmir Demaj, i cili rezulton të jetë person me precedentë të shumë penalë dhe me rrezikshmëri të theksuar kriminale. Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë, kur i riu ka marrë me forcë vajzën e mitur dhe e ka futur në një ambient të mbyllur. Për disa minuta, 6-vjeçarja ka përjetuar momente paniku, pasi i riu tentoi të kryente marrëdhënie seksuale.
(Artikullin e plotë e gjeni në ditën e sotme të gazetës Panorama)











