Policia: Po hetojmë, nuk ka asnjë dëm tjetër veç prishjes së murit.
Drejtori Bujar Vukaj: U hoqën tullat, por s‘kanë depërtuar.
Persona të paidentifikuar kanë tentuar të grabisin zyrën e financës në Drejtorinë e Doganës së Tiranës. Autorët kanë nisur të gërryejnë murin e godinës, duke arritur të heqin disa tulla, por nuk e kanë çuar deri në fund “misionin” e tyre, mesa duket nga frika e rojeve të sigurisë së institucionit. Burime nga Policia e Tiranës thanë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas mesnatë, duke gdhirë dita e djeshme dhe qëllimi i autorëve ka qenë grabitja e kasafortës në zyrën e financave të Doganës. Megjithatë, ngjarja ka mbetur në tentativë, pasi autorët janë larguar pa arritur të çajnë të gjithë murin për të depërtuar brenda zyrës, që ishte edhe synimi i tyre.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











