Tensionohet situata në Kuvend/ “Gënjeve Parlamentin, the jam sëmurë”- Bardhi përplaset me Nikollën, kryeparlamentarja: Të të vijë turp

Jul 30, 2024 | 17:21
SHPËRNDAJE

Seanca plenare e jashtëzakonshme u votuan ndryshimet në qeveri, u shoqerua me tensione dhe debate te ashpra.

Gazmend Bardhi është përjashtuar që në nisje të seancës.

Ai është përplasur me Lindita Nikollën, duke i thënë se ka gënjyer sallën me arsyen e largimin  nga posti i kryeparlamentares, duke u shprehur se ishte sëmurë.

Nikolla i është përgjigjur duke i thënë se duhet ‘t’i vijë turp’ me fjalët që përdor dhe insinuatat që krijon.

Bardhi: Gënjeve Parlamentin dhe sallën, the jam sëmurë. Ju zbatoni kodin mafioz.

Nikolla:  Ti je i përjashtuar s’mund të marrësh fjalën për procedurë.

Bardhi: Si nuk të vjen turp?

Nikolla: Ty të të vij turp për fjalët që përdor dhe për insinuatat që krijon…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura