Tensionet Egjipt-Izrael, Liga Arabe dënon sulmin

Aug 22, 2011 | 10:59

Rritja e tensioneve mes Egjiptit dhe Izraelit, pas vrasjes në kufi të 5 policëve egjiptianë, si dhe vrasja e 15 civilëve në Rripin e Gazës, kanë detyruar Ligën Arabe të reagojë. Liga Arabe i dënoi rëndë sulmet dhe ka kërkuar ndërhyrjen e Kombeve të Bashkuara për t’u dhënë fund sulmeve izraelite. Mijëra njerëz kanë protestuar në Kajro para Ambasadës izraelite, duke hequr edhe flamurin izraelit. Izraeli ka kërkuar falje për vrasjen e pesë ushtarëve egjiptianë në kufirin me Gazën, por Egjipti është kundërpërgjigjur se kjo nuk mjafton. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, ftoi Egjiptin për formimin e një komisioni hetimor të përbashkët për sulmin. Që nga largimi i Hosni Mubarak nga pushteti, i cili i mbante të konsoliduara marrëdhëniet me Izraelin, këto dy vende kanë pasur “fërkime”.

© Panorama.al

Te lidhura