Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka prezantuar për publikun dhe bizneset, uebin e ri të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, faqen e cila mundëson informacionet për çdo procedurë prokurimi.
Sipas Blendi Gonxhjes, Operatori i Blerjeve të përqendruara ka bërë hapa të rëndësishme për të rritur transparencën dhe ka lehtësuar informacionet për çdo tender që do të kryejnë institucionet shtetërore.
“A e dini se tashmë procedurat e prokurimeve të shpallura nga organi qendror blerës (OBP) i gjeni të publikuara në kohë reale në faqen e internetit www.obp.al?
Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka bërë një hap të rëndësishëm drejt rritjes së transparencës dhe lehtësimit të aksesit publik në procedurat e prokurimit që shpallen nga OBP.
Duke sjellë risi në publikimin e tenderave në faqen zyrtare të institucionit, ne synojmë t’i ofrojmë publikut, operatorëve ekonomikë dhe palëve të interesuara një përvojë më të lehtë dhe të koncentruar për procedurat që publikohen nga OBP.
Përmes këtyre përmirësimeve, secili përdorues tani mund të informohet më thjeshtë mbi procedurat e organit qendror bleres OBP.
Ky përkushtim i OBP-së synon të rrisë shpejtësinë e informacionit, njoftimin në kohë reale për çdo procedurë tenderimi që publikon, si dhe të sigurojë që praktikat e prokurimit të jenë gjithmonë në përputhje me standardet më të larta të transparencës.
Inkurajojmë publikun të vizitojë rregullisht faqen tonë zyrtare për të qëndruar të informuar mbi të gjitha procedurat e hapura dhe risitë në fushën e prokurimit”, shkruan ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al