Val di Magra – Val di Vara- Një emigrant shqiptar në Itali ka gjetur vdekjen pas një infarkti që dyshihet se është shkaktuar nga temperaturat e larta. Ngjarja e rëndë ndodhi ku emigranti shqiptar ishte dyke prerë barin në një vreshtë, dhe befas është goditur fatalist nga një infarkt. Bajram Domi, 49 vjeç, nga Durrësi, por banues në Itali prej disa vitesh nuk mundi të shpëtojë edhe pas ndihmës së shpejtë që ju dha.
Shqiptari ka mbërritur në spital i pajetë, i shoqëruar nga gruaja e tij, gjithashtu shqiptare.
Në fillim u mendua se infarkti ishte shkaktuar nga pickimi i ndonjë grerze apo bletë, por sipas hetimeve paraprake, shkak për infarktin mund të jenë bërë temperaturat e larta, duke patur parasysh që i ndjeri ishte edhe mbi peshë.











