Telegramet që shpallën pavarësinë në Elbasan para Vlorës

Jul 30, 2012 | 14:09

Akti i Pavarësisë në Elbasan

Libri “Dokumenta historike” i Lef Nosit zbulon Aktin e Pavarësisë.

Letrat Frashëri-Qemali që shpallën pavarësinë në Elbasan, para Vlorës.

Pse Elbasani zgjodhi Mid’hat Frashërin si përfaqësues në Vlorë dhe shpallja e pavarësisë më 25 nëntor.

Pavarësia e Shqipërisë ka “kaluar” nga Elbasani. Më saktë, është shpallur fillimisht në këtë qytet. Një fakt i ditur ky, por nëpërmjet telegrameve të botuar në librin “Dokumenta historike” të Lef Nosit do të përpiqem të rindërtoj këtë ngjarje të madhe, duke u fokusuar pikërisht te Elbasani. Janë dokumente dhe telegrame që delegatët e Elbasanit kanë shkëmbyer me Ismail Qemalin, mes njëri-tjetrit, por edhe me diplomatë, gjeneralë etj. Ajo çfarë bie në sy në letërkëmbimet e vitit 1912, përveç faktit që pavarësia u shpall në Elbasan më 25 nëntor, është edhe horizonti i gjerë i komunikimit. Nëpër shkresa, përfshirë Aktin e Pavarësisë, flitet për prirje pro-europiane, tolerancë fetare dhe etnike. Madje arrihet deri te të drejtat njerëzore. Kjo është historia e panjohur e para 100 viteve në Elbasan, ose shumë pak e njohur. Ndaj, e kam menduar këtë shkrim si një “mundësi njohjeje” për të gjithë…

(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten “Panorama” ne numrin e sotëm të versionit print).

© Panorama.al

Te lidhura