Nis shpërndarja e librave. Çmimet e kripura për familjet. Një paketë me libra arrin deri në 4500 lekë.
Prindërit: Nuk i kërkuam, sepse kishte radhë të gjata.
Dita e parë e shpërndarjes së teksteve është shoqëruar me fluks nxënësish e prindërish në shkollat e kryeqytetit. Sidomos në arsimin 9-vjeçar, radhët kanë qenë të gjata gjatë gjithë paradites. Paketat me libra nuk kanë qenë të plota, por sipas drejtuesve të shkollave, shtëpitë botuese kanë ende kohë në dispozicion për të kryer furnizimin. Sipas drejtuesve të MASH, nëse deri më 16 shtator ato nuk kanë plotësuar kërkesat, ndaj tyre do të ndërmerren penalizime.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











