Vetëm e vetëm për të ndërruar fanellën e tyre me Lionel Mesin, dy futbollistë të Bajer Leverkusen janë grindur me njëri-tjetrin. E pabesueshme por e vërtetë, por gjithçka ka ndodhur gjatë ndeshjes së Ligës së Kampioneve ndërmjet Bajer Leverkusen dhe Barcelonës. Protagonistët e këtij debati kanë qenë Manuel Friedrish dhe Mikael Kadlec. Sipas shtypit gjerman, debati ndërmjet këtyre dy futbollistëve ka lindur që në përfundim të pjesës së parë: “Manuel më ka vjedhur idenë e ndërrimit të fanellës me Mesin përpara përfundimit të takimit – tregon autori i golit të vetëm për Bajer, Kablec – i cili më pas arriti ta sigurojë fanellën e Mesit, të cilën tregon se do ta vendosë në shtëpinë e tij”. Ky episod ka tërbuar shtypin gjerman, i cili tani është hedhur në sulm kundrejt mbrojtësit gjermanit dhe atij çek: “Këtyre dy futbollistëve të mirëpaguar duhet t’u vijë turp që zihen për fanellën e Mesit dhe jo për golin e Aleksis Sançez”, i ka sulmuar ata e përditshmja “Bild”, e cila e ka përkufizuar “të neveritshëm” sjelljen e të dyve. Ndërsa “SZ” ironizon, duke thënë se Mesi ka gjetur “më shumë fansa se kundërshtarë”, në Bayer-Arena.











