“Të vegjlit”: PS dhe PD t’i qëndrojnë paktit

May 9, 2012 | 10:41

TIRANE- Partitë e vogla kanë mbledhur sot një tryezë nëpërmjet së cilës i kanë kërkuar në veçanti dy partive të mëdha, PD-së dhe PS-së që ti përmbahen marrëveshjes së nënshkruar nga 26 partitë, përfshirë dhe ata vetë. Në fjalën e tij, një nga nismëtarët e draftit, kreu i Demokracisë Sociale, Paskal Milo kërkoi që komisioni i Reformës Zgjedhore të marrë në shqyrtim propozimet e tyre.

“Të shikojnë me përgjegjësi korrektimin kombëtarë, dhe të mos kryejnë amendime sa për të kaluar rradhën, por një ndryshim që duhet të pasqyrojë forcën e partive tona poltike, dhe kontributin tonë dhe mbi të gjitha barazinë  e votës.”- tha Milo.

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu the se “ajo që kërkojmë është që atë vendim që kemi marrë me 26 parti të shqyrtohet, dhe dy partitë e mëdha së bashku të realizojnë detyrimin e tyre”

I pranishëm në tryezë edhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta konfirmoi se forca politike që ai përfaqëson i qëndron plotësisht marrëveshjes së nënshkruar pak kohë më parë.

Të gjithë duhet tu qëndrojmë firmave të hedhura, tha Meta,  në rradhe të parë drejtuesit e PS dhe PD-së.

Të pranishëm në këtë tryezë janë edhe kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i Lëvizjes së Legalitetit, Ekrem Spahiu, Nard Ndoka i Partisë Demokristiane, dhe PSV91, Petro Koçi.

Tryeza e partive te vogla vijoi pa pranine e medias.

© Panorama.al

Te lidhura