Rritet me 500 lekë ndihma ekonomike për familjet e varfra. Sipas vendimit të djeshëm, kufiri i përfitimit të kësaj ndihme do të jetë 8000 lekë në muaj nga 7500 lekë që ishte më parë. Nga kjo skemë favorizohen familjet me shumë anëtarë, me pak të ardhura. Po kështu, sipas vendimit të djeshëm, jetimet dhe viktimat e dhunës janë dy kategori të reja që do të përfitojnë ndihmë ekonomike 3000 lekë në muaj. Kjo masë merret në zbatim të ligjit “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, i ndryshuar në vitin 2011. Me anë të këtij ligji iu hap rruga zgjerimit të kategorive dhe individëve, të cilët mbështeten nga programet sociale. Sipas të dhënave nga Ministria e Punës, gjatë periudhës janar-shtator 2011 janë evidentuar dhe trajtuar nga strukturat e Policisë 700 raste të dhunës në familje. “Bazuar në këto të dhëna, parashikohet që efekti financiar për mbështetjen me ndihmë ekonomike të viktimave të dhunës në marrëdhëniet familjare të jetë 25.2 milionë lekë për vitin 2012”, bëri me dije ky dikaster. Vendimi parashikon mbështetjen e jetimëve, të cilët nuk janë në institucione, por jetojnë pranë të afërmve të tyre. Edhe për këta fëmijë do të jepet ndihmë ekonomike në masën 3000 lekë në muaj, kjo për faktin se në kuadër të deinstitucionalizimit të shërbimeve për fëmijët, prioritet po i jepet qëndrimit të tyre sa më pranë familjeve biologjike, që mund të jetë të afërmit e tyre duke u shoqëruar edhe me të ardhur si ndihmë ekonomike. “Kjo ndihmë ekonomike do të vazhdojë të jepet deri në punësimin e tyre. Gëzojnë statusin e jetimit 1300 fëmijë, nga të cilët 350 janë të moshës mbi 18 vjeç dhe përfitojnë ndihmë ekonomike dhe do të përfshihen rreth 1000 persona me një efekt prej 36 milionë lekësh për vitin 2012”, ka sqaruar Ministria e Punës. Ndihma ekonomike shpërndahet një herë në muaj me vendim të këshillit të njësisë të qeverisjes vendore. Kërkesa për të përfituar ndihmë ekonomike bëhet me shkrim nga kryetari i familjes dhe nënshkruhet nga të gjithë anëtarët madhorë të saj. Këshilli i bashkisë/komunës ka të drejtë të miratojë kritere specifike për të dhënë ndihmë ekonomike me fonde të buxhetit lokal, për familjet me shumë pjesëtarë apo familjet e varfra.
© Panorama.alNDRYSHIMET
. Masa e plotë e ndihmës ekonomike, pavarësisht
nga përbërja e familjes, nuk mund të jetë më e
lartë se 8000 lekë në muaj.. Masa e ndihmës ekonomike për viktimat e dhunës
në marrëdhëniet familjare është 3000 (tre mijë)
lekë në muaj. Kjo ndihmë ekonomike përfitohet
gjatë periudhës së vlefshmërisë së urdhrit të
mbrojtjes ose urdhrit të menjëhershëm të
mbrojtjes, të përcaktuar në vendimin e gjykatës.. Për anëtarin e familjes në nevojë, që është
person me aftësi të kufizuara, invalid pune, nuk i
llogaritet masë ndihme ekonomike në strukturën e
masës së ndihmës ekonomike për familjen.. Familjes, së cilës nuk i llogaritet masa e ndihmës
ekonomike si kryefamiljar dhe në përbërjen e
strukturës së re, për efekt të llogaritjes së masës
së ndihmës ekonomike, mbetet vetëm një anëtar,
masa e ndihmës ekonomike për këtë të fundit
është ajo e llogaritur për këtë anëtar











