Kamala Harris thotë se është “e lumtur” që rivali i saj presidencial Donald Trump është i sigurt pas të shtëna me armë zjarri “në afërsi të tij” pranë qendrës ndërkombëtare të golfit të Trump në Florida.
“Dhuna nuk ka vend në Amerikë”, shtoi Harris.
Gjithashtu edhe Shtëpia e Bardhë ka dalë me një deklaratë, ku thuhej se presidenti dhe zëvendës presidentja ishin “informuar për incidentin”.
“Ata janë të lehtësuar tashmë që e dinë se ish-presidenti është i sigurt. Ata do të mbahen të përditësuar rregullisht nga ekipi i tyre,” thuhet në deklaratë.
Fushata e Trump raportoi më herët se ai është “i sigurt pas të shtëna me armë në afërsi të tij”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al