Të shtëna jashtë Empire State Building, 2 viktima

Aug 24, 2012 | 16:08
Nga vendi i ngjarjes

Dy persona janë vrarë dhe të paktën tetë të tjerë janë plagosur nga një sulm me armë jashtë ndërtesës së “Empire State Building” në Nju Jork. Lajmi është konfirmuar nga Reuters nga burime të policisë së Nju Jorkut.

Njëri prej të vdekurve është edhe autori i vrasjeve, ndërsa burimet policore kanë saktësuar për Reuters se nga ngjarja nuk ka të dhëna që e lidhin atë me terrorizmin.

Viktimat u qëlluan rreth orës 09:00 me orën lokale në trotuar, në Fifth Avenue, jashtë ndërtesës historike Midtown Manhattan. Ndërtesa është vetëm dy blloqe nga Pennsylvania Station, një prej stacioneve kryesore të udhëtarëve në Njo Jork.

© Panorama.al

Te lidhura