Qeveria miratoi listën e radhës së dëmshpërblimit të ish-të përndjekurve politikë. Gazeta zbardh sot vendimin me emrat e 89 personave që do të dëmshpërblehen për vitet e burgut. Në total, vlera e dëmshpërblimit arrin në 3,2 milionë dollarë. Në lista, edhe emrat e 9 të dënuarve me vdekje, dëmshpërblimin e të cilëve e përfitojnë familjarët. Bashkë me përfituesit, në tabela janë edhe të përndjekur të tjerë që nuk marrin para sepse kanë përfituar nga vendime të tjera të qeverisë. Në listën e botuar nga gazeta ndodhen emrat e përfituesve si dhe sasia e plotë e dëmshpërblimit financiar, të cilën ata do ta përfitojnë me këste për 8 vite, siç e parashikon ligji. Sipas Berishës, prioritarë në dëmshpërblim do të jenë personat mbi 75-vjeçarë.
Per te pare artikullin e plote atehere klikoni mbi: PDF











