Këshilli i Ministrave miratoi dje dokumentet për aplikimin për strehim. Kur refuzohet kërkesa, afatet e përgjigjes.
Vendimi i Qeverisë: Dokumentet që duhen për të përfituar nga programet sociale të bashkive.
Thjeshtohet kërkesa. Kur refuzohet strehimi nga minibashkitë.
Ndryshojnë procedurat e aplikimit për të përfituar nga një prej programeve sociale të strehimit që ofrohen nga bashkitë. Vendimi i ri i qeverisë sjell një sërë lehtësirash për qytetarët e pastrehë, si dhe saktëson datat dhe afatet për të gjitha minibashkitë ku kryhet aplikimi fillestar. Në vendimin e mëparshëm, të drejtën për të përfituar e kishin ato familje të cilat ishin banorë të njësisë vendore, ku paraqisnin kërkesën, apo banorët e një njësie tjetër vendore, por që vërtetonin se ishin të punësuar në njësinë vendore ku paraqisnin kërkesën. Me ndryshimet e bëra, kjo e drejtë u jepet të gjithë individëve që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Shqyrtimi i dosjeve në njësitë e qeverisjes vendore do të bëhet brenda 30 ditëve.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











