Të lidhur apo të vetmuar, si e festuan VIP-at “Shën Valentinin”

Feb 20, 2012 | 13:24

Më mirë në lidhje e martesë apo ‘’single’’!? Në vazhdim do të zbulojmë se si i gjeti ky 14 shkurt disa personazhe të njohura. Disa të martuar, disa në lidhje, disa  të ndarë e disa ende në kërkim të fatit. Disa lidhje jemi munduar që t’i zbulojmë, disa të tjerë i mbajnë fshehur aventurat e tyre, kurse shumica prej tyre deklarohen si të vetmuar.

TEUTA KURTI & JEHONA SOPI TË MARTUARA
Këtë vit e festuan për herë të parë si të martuara dy këngëtaret e njohura kosovare, Teuta Kurti dhe Jehona Sopi, të cilat vitin e kaluar celebruan lidhjet e tyre, në ceremoni të thjeshta dhe shumë elegante, në mesin e të afërmve të tyre. Për Teutën, lidhja me Dardanin është e para, me të cilin edhe vendosi të martohet. Për Teutën nuk dimë nëse e festoi duke kënduar apo ishte thjesht kliente në ndonjë lokal me bashkëshortin e saj, kurse për Jehonën dimë që e festoi me Lavdimin, pasi tashmë kanë edhe një tjetër rast për të festuar… së shpejti presin të bëhen prindër.

NORA, KALTRINA, SHPATI DHE AFËRDITA ENDE TË FEJUAR
Janë në lidhje, të fejuar dhe bashkëjetojnë. Nora dhe Kaltrina në Prishtinë, kurse Shpati dhe Afërdita në shumë vende, aty ku gjenden me angazhime. Nora dhe Roberti bashkëjetojnë në një apartament në një lagje të Prishtinës, deri në momentin kur do të përfundojnë vilën e tyre, të cilën tashmë e kanë filluar. Kaltrina ka sjellë të fejuarin, Dritonin, nga Londra, duke e angazhuar si menaxher. Ata bashkëjetojnë po ashtu në një apartament në Prishtinë. Shpati dhe Afërdita kohën kur janë bashkë, e ndajnë edhe me angazhime muzikore, për shkak të profesioneve të cilat i kanë të ngjajshme. Për momentin, Afërdita është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe këtë Shën Valentin e kaloi larg Shpatit.

ÇILJETA, ADELINA, ORINDA, TURI & ZANFINA NË LIDHJE SERIOZE
Këtë vit si të dashuruar e festuan shumë personazhe të njohura të skenës muzikore, në mesin e të cilëve edhe Çiljeta Xhilaga, e cila është në lidhje serioze me Aleksandrin. Pastaj, këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, e cila sapo ka deklaruar lidhjen e saj me menaxherin Valmir Krasniqin. Në mesin e të dashuruarve seriozisht është edhe Orinda Huta, e cila është e lidhur me Turjan Hyskën, si dhe këngëtarja tjetër kosovare Zanfina Ismaili, e cila prej vitesh feston si e dashuruar me djalin e një biznesmeni kosovar, Faton Shoshin.

’SINGLE’, BIG MAMA, STRESI, RONA, GENTA,  ZAJMINA, TUNA, VESA
Shumë këngëtarë të njohur ky Shën Valentin i gjeti si ‘’single’’. Big Mama, Stresi, Rona Nishliu, Genta Ismajli janë disa nga këngëtarët e njohur, të cilët deri më tani nuk kanë publikuar ndonjë lidhje dashurie. Stresi që nga ndarja me Enxhin nuk është parë i shoqëruar nga ndonjë femër tjetër, po ashtu edhe Rona pas ndarjes nga i fejuari i saj nuk është lidhur me ndonjë djalë tjetër, e njëjta gjë edhe për Genta Ismajlin. Kemi gjithashtu të deklaruara ende single Zajmina Vasjarin, Tuna Sejdiun e cila pas vetes ka lënë një martesë të dështuar, si dhe Vesa Luma me një fejesë dhe një lidhje të dështuar. Noizy një martesë dhe një lidhje të dështuar ka pas vetes, kurse këngëtarja Leonora Jakupi ende nuk ka bërë publike asnjë lidhje të saj të dashurisë, pasi jetën private e mban fshehur me shumë fanatizëm.

© Panorama.al

Te lidhura