Të huajt në Kosovë pëlqejnë NRG Band, Ramadan Krasniqin, Dafina Zeqirin

Feb 20, 2012 | 13:36

Kosova është bërë strehë e shumë të huajve, të cilët kanë zgjedhur këtë vend të vogël që të punojnë dhe jetojnë. Kanë ardhur që nga Kina e largët, Japonia, Anglia e shumë vende të botës. Në një emision televiziv që është realizuar në një television kosovar, është bërë një reportazh mbi jetën e të huajve në Kosovë dhe çfarë preferojnë ata nga ky shtet i vogël. Disa kinezë e japonezë kanë filluar të mësojnë edhe gjuhën shqipe, madje këndonin shumë mirë këngët dhe hitet e momentit. Ndër më të pëlqyerit e skenës shqiptare, ata si preferencë kishin hitin ‘’Rina, Rina’’ të NRG Band, si dhe baladën e Ramadan Krasniqit ‘’Sytë e mi ju qani’’, këngë kjo shumë e pëlqyer nga disa kinezë, të cilët e këndonin me shumë ëndje gjatë transmetimit të programit. Përveç këtyre dy këngëtarëve, në mesin e të preferuarve ishin edhe këngët e Dafina Zeqirit, ku disa kinezë dhe japonezë kishin qenë pjesëmarrës në promovimin e albumit të saj dhe kishin ngelur shumë të kënaqur nga realizimi i këtij projekti. Si këngë që u kishte ngelur në mendje ishte edhe ‘’Supernova’’, ndoshta për faktin se këngëtarja Zeqiri aty këndon edhe disa fjalë anglisht që të huajt i kuptojnë. Në anën tjetër, disa anglezë e amerikanë, të cilët e kishin mësuar dhe e zotëronin gjuhën shqipe, tregonin se të preferuarit e tyre ishin rock grupet e njohura si ‘’Gjurmët, Asgjë sikur dielli, Troja etj’’.

© Panorama.al

Te lidhura