Të gjitha rrugët të çojnë te frigoriferi

Feb 12, 2012 | 12:15

Ushqimet homo dhe hetero… Francezet? Në djall!
Rukola është gay? Cili është seksi i pjatave që hamë? Tartat janë hetero apo gay? Pula duket shumë malco për të qenë e tillë, por a janë të gjithë mishrat e bardhë kështu? Këtyre pyetjeve atipike që as nëpër mend nuk të shkojnë, u është përgjigjur Simon Doonan, në librin “Gay man don’t get fat” (Meshkujt gay nuk shëndoshen). Ne nuk është se mund ta gjejmë librin në treg, por po mjaftohemi me një resume.

Duke perifrazuar shkrimtaren franceze Mireille Giuliano, e cila në bestsellerin e saj “Francezet nuk shëndoshen” shpjegonte se si kushërirat d’Oltrape arrinin të ruanin linjat falë ushqimit të pakrahasueshëm Bon ton, Doonan ka botuar një javë më parë librin më të hidhur të kthyer tashmë në sukses në Amerikë.
Zbulohet kështu se meshkujt homoseksualë, më shumë se gratë e holla franceze, arrijnë të tregojnë mjeshtëri në

Pjata “homo”

kufizimin e kalorive, duke ruajtur një fizik për t’u pasur zili edhe me kalimin e viteve.
Ndryshe nga kolegët e tyre heteroseksualë, sidomos në SHBA, që e lënë veten të lirë dhe nuk arrijnë të kontrollojnë shpërthimin e barkut. Sekreti i tyre? I thjeshtë: meshkujt hetero pëlqejnë ushqimin e yndyrshëm, të rëndë dhe hiperkalorik.
Ndërsa homot  preferojnë gjëra fare të lehta, të shëndetshme dhe të rafinuara. “Patatet e skuqura, bifteku dhe ushqimi meksikan janë hetero, -teorizon drejtori kreativ i Barneys Nju Jork – ndërsa, rukola, frutat e thata dhe sushi janë homoseksuale”. Natyrisht, homoseksualët nuk jetojnë vetëm për pjata dietike. Por edhe kur i lejojnë vetes një hamburger, kanë dhuntinë e çmuar për të ditur se me çfarë ta shoqërojnë e jo të denden në patate të skuqura, por me një sallatë të freskët.
Që ushqimi të ishte një çështje gjinore, kishte treguar më parë një studim italian i vitit 2005, kur Maria Paola Graziani, psikologe e ushqyerjes për CNR, analizoi zgjedhjet e ndryshme të bëra nga gratë dhe burrat në tavolinë, jo vetëm për shkak të modeleve mbizotëruese estetike. Gjithashtu, studimi argumentonte se për arsye psikologjike ishte më e vështirë për vajzat të ishin të shëndetshme në marrëdhëniet e tyre me ushqimin. Siç në fakt dinë të bëjnë mirë burrat.
Gjithnjë në 2005-n, “Guardian” i kishte kushtuar një artikull të gjatë kuzhinës gay, artikull që i ishte besuar penës së Edmund White. Shkrimtari i famshëm, kritik letrar amerikan, kishte zbuluar se si ndryshimi në orientimit seksual

Pjata “hetero”

ndikonte jo vetëm në zgjedhjen e pjatave, por në përgjithësi në mënyrën e të jetuarit. “Heteroseksualët zakonisht kanë vetëm një ose dy receta që nxjerrin në çdo rast, gay-t kanë një repertor më të gjerë dhe kanë tendencën që të ndjekin ushqimet e stinës. Heterot presin lëvdata nga gratë, dhe shpesh seksin, si një shpërblim për darkë. Edhe gratë gatuajnë për të joshur, por preferojnë të lënë që iluminimi dhe vera të bëjnë pjesën më të madhe të punës dhe që ushqimi të kalojë gati padukshëm. Heteroseksualët nuk janë kapriçozë me ushqimin, ndërsa homoseksualët (të paktën në bregun amerikan) kanë kaq shumë tabu ushqimore, saqë duhet të plotësoni një kuiz para se ata të bëjnë një meny. Fare mish të kuq, fare glutinë, jo karkalecave, jo vajit të kikirikut dhe sigurisht, pa hudhër.
Me pak fjalë, duket të jetë një semiotikë e tërë e ushqimit dhe artit për t’u eksploruar në tryezë, varësisht orientimeve të ndryshme seksuale. Edhe pse disa dyshime mbi “modelin Doonan” natyrisht që mbeten.  Aq më pak në vendet e tjera ku ndoshta mashkulli mesatar nuk është aq i vrazhdë në kuzhinë sa është korrespodenti amerikan, dhe ku mund të qëllojë të njohësh një gay, kaq gastronomikisht burrëror, saqë të konsiderojë mishin e derrit dhe patëllxhanët e skuqura provat më bindëse të ekzistencës së Zotit.
Megjithatë, duke dashur t’iu besojmë për një çast klisheve të librit, duket se për një grua të ulet në tryezë me një mik homoseksual është mënyra më e mirë për të mbajtur trupin në formë. Patjetër që edhe më argëtuese, pavarësisht rezultatit, se sa të zhytet gjatë gjithë javës në një supë dizintoksikuese prasi, siç sugjeronte Mirreille Giuliano. Në djall francezet!

Seksi i pjatave që hani
Ngado që e lamë dëgjimin të lirë, morëm vesh se Shën Valentini nuk ishte fare i dëshiruar, por ta shpërfillnim krejt nuk menduam. Nëpër kërkime se me çfarë mund t’i zëvendësonim ushqimet që sapo të binin në stomak të bënin të të linin mendtë për tjetrin, gjetëm këtë tekst interesant e mbi të gjitha, (ndoshta vetëm nga një këndvështrim) argëtues. Për shembull, a kishit menduar se rukola mund të ishte lezbike? Po që patatet e skuqura të ishin heteroseksuale? Këto e të tjera i gjeni në shkrimin e mëposhtëm. Ndërkaq ne, me mendjen tonë, e doni apo se doni ju Shën Valentinin, ju vumë nja tri receta në pako. Si dihet, ja ju prishet mendja! Mund t’iu gënjejë për shembull ajo guaska e ostrikes. Po vetëm sa do t’ju gënjejë se nuk keni për ta bërë dot. Eh, kështu e ka festa.

Brusketina
Përbërësit:

Për brumin (2 persona):
150 gr miell
Gjysmë luge çaji kripë
1 lugë çaji maja birre
100 ml qumësht
100 ml pana
2 vezë
100 gr gjizë të ëmbël
Për ta shërbyer:
1 lugë pesto genovese (salcë borziloku)
100 gr djathë të bardhë
5 domate qershi
Sugon e gjysmës së limonit

Përgatitja:
Në një enë hidhni miellin, kripën e majanë dhe përziejini. Vijoni me qumështin, panin dhe vezët. Punojeni brumin deri sa të krijojë një masë, po jo të ngurtë. Shtojini edhe gjizën. Me brumin që do të arrini, hapni një petë të trashë, pra jo hollësinë e petës së zakonshme. Me forma, nëse keni, ose me thikë, jepini copëzave të vogla brenda petës formën që dëshironi. Hiqini format dhe vendosini në një tepsi ku të keni shtruar letër për pjekje. Merrini format kur të jenë pjekur e ftohur pakë, vendosini në një pjatë dhe sipër shtoni djathin e bardhë, domatet qershi dhe salcën e borzilokut. Si për dekor, ashtu edhe për shije.

Ostrike, unazë, skenar filmi
(Kjo recetë nuk vlen për amatorë)

Përbërësit:
300 gr makarona taliatele
8 ostrike (nuk është që gjenden aq kollaj. Në Tiranë mund të jetë më e lehtë por në rrethe jo)
8 karkaleca
Rukola
Vaj ulliri
2 thelb hudhër
Kripë, piper
Unazë

Përgatitja:
Hapni ostriket. Kjo do jetë puna më e vështirë, sepse do t’ju duhet të ruani lëngun dhe frytin e brendshëm, por mund t’i hapni duke i privuar nga të dy guaskat me ndihmën e majës së një thike. Në tigan hidhni hudhrën me vajin e ullirit dhe sapo ta ketë lëshuar aromën, hiqeni. Prisni karkalecat dhe frutin e ostrikes, dhe skuqeni në tiganin e nxehur bashkë me rukolën. Rregullojini me kripë, piper, dhe në momentin e fundit shtoni lëngun e ostrikeve dhe pak nga uji i zierjes së taliateleve. Kur të dyja të jenë gati, përziejini dhe bashkojini. Shërbejini në njërën nga guaskat e tyre. Nëse Zoti ka dashur që këtë pjatë ta marrë përsipër ta gatuajë një burrë, mund të vendosi në guaskën tjetër një unazë.

Tortëza afrodiziake e çokollatës
Për 4 minitorta duhen:

180 g çokollatë e zezë
100 g gjalpë
Fare pak spec të kuq djegës
80 g sheqer
40 g di miell
2 vezë

Përgatitja:
Nisim menjëherë duke lënë të shkrijë në banjëmari çokollatën fondente dhe gjalpin së bashku. Shtojmë vetëm pak spec djegës të grirë shumë hollë brenda. Presim që kremi të ftohet dhe bashkojmë ndërkaq përbërësit e tjerë. I përziejmë fort të gjitha dhe thuajse kemi mbaruar. Nuk ngelet veçse të hedhim brumin nëpër enë, mund të përdorni nga ato letrat e muffin-ve me fund të sheshtë dhe anë si firzamonikë. Pasi ta keni mbushur pak me brumin e një trashësie mesatare, hidhni kremin, shtoni sërish pak brumë dhe futini në furrën e ngrohur në 200 gradë për 10 minuta. Janë gati sa hap e mbyll sytë.

[email protected]
Dërgoni recetat tuaja!

© Panorama.al

Te lidhura