
Presidenti rrëzon kërkesën e të dënuarës për trafik minorenësh, Lutfije Rexhepi, kishte përfituar nga falja e vitit 2010.
Propozimi i Halimit, kthehet mbrapsht e dënuara për trafik fëmijësh.
Dekreti për 100-vjetorin e Pavarësisë, ligji i vitit 2010 ndalon faljen e të dënuarve për krime të rënda.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kthen mbrapsht emrin e parë në kuadër të përzgjedhjes së listës së faljeve, që do të zbatohet në tetor të këtij viti në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. Nishani ka refuzuar të përfshijë në listën e personave që përfitojnë falje shtetasen Luftije Qani Rexhepi, për shkak se vepra penale për të cilën ajo është dënuar përbën ndalesë sipas ligjit të korrikut 2010, “Për faljen”. Në ditët e para të muajit gusht të këtij viti, sipas ligjit, Ministria e Drejtësisë i ka përcjellë Presidencës dosjen e shtetases Lutfije Rexhepi, e cila ka bërë kërkesë për falje me anë të një letre nga burgu 325 (Ali Demi) në Tiranë.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











