Të ardhurat, tatimet kalojnë planin

Sep 7, 2012 | 11:38

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Gazmir Spahija

Nga TVSH-ja, 2.5 miliardë lekë më shumë. Rritet edhe rimbursimi. Jep fryt strategjia e re e Drejtorisë.

Qershor-gusht, 43 miliardë lekë, 3.8% më shumë se parashikimi.

Në tre muaj, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka arritur të mbledhë për arkën e shtetit 43 miliardë lekë. Referuar periudhës qershor-gusht, të dhënat tregojnë një tejkalim të planit me 3.8 për qind, kurse nëse krahasimin e bëjmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rezulton një rritje me 7.84 për qind. Në një njoftim të sajin, Drejtoria e Tatimeve bën me dije se rritja e performancës së institucionit ka ardhur pas zbatimit të strategjisë që u lançua në fillim të këtij viti.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura