Tavo: Nxënësit nuk njohin mjekët e shkollave

Sep 15, 2012 | 11:58

Në shkollat e rretheve, nxënësit nuk njohin mjekët dhe stomatologët që japin shërbim brenda institucionit arsimor. Nisur nga kjo situatë, ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, gjatë një mbledhjeje të zhvilluar dje, u tërhoqi vëmendjen të jenë më të përgjegjshëm. Ai theksoi se baza materiale që u vjen në ndihmë është siguruar nga Ministria e Shëndetësisë dhe ASHR-ja. “Të gjitha shkollat kanë kabinete stomatologjike dhe të ndihmës së parë. Këto mungojnë në shkollat që janë të reja, të cilat brenda vitit do të plotësohen”, tha Tavo. Ai siguroi se Ministria e Shëndetësisë do të ketë angazhim maksimal t’u ofrojë nxënësve shërbimin shëndetësor në shkolla. Aktualisht, shërbimi vetëm në kryeqytet janë 46 mjekë të përgjithshëm dhe 77 mjekë stomatologë, të cilët mbulojnë 74 shkolla të qytetit dhe 8 shkolla në fshat.

© Panorama.al

Te lidhura