Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi pas vendimit të Apelit për t’i dhënë Berishës vulën e PD, është paraqitur në selinë blu, aty ku kanë nisur edhe festimet.
Ai u shpreh për News24, se tanimë nuk ka më hallaktje dhe se ka mbaruar saga “zyrtare dhe jo zyrtare”.
“Te paktën nuk ka më hallaktje. Të gjithë demokratët e dinë ku është shtëpia e tyre. Mbaroi saga, zyrtare dhe jo zyrtare.
Gjykata me vendimin e sotëm, e vendosi vulën përfundimisht” tha ai fillimisht.
I pyetur nëse në këtë parti ka vend edhe për Bashën, Korreshi tha se ai është shprehur se demokratët, nëse ka ndryshuar mendje të shkojë te PS-ja.
“Ai thoshte që jam me PD, po pati ndryshuar mend pastaj, te shkoj të PS. Me deputetët e tjerë kemi marrëdhënie shkëlqyera, ata janë të mirëpritur dhe ka vend për të gjithë” shtoi Korreshi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al