Talebanët kanë xhiruar një video shokuese ku paraqitet ekzekutimi i një gruaje pranë Kabulit.
Mësohet se gruaja është akuzuar për tradhti bashkëshortore. Video tregon edhe njëherë se grupi i rreptë islamik dikton ligjin edhe në afërsi të kryeqytetit afgan.
Ekzekutimi i saj është bërë në prani të shumë banorëve të zonës, e cila thuhet se është e pakontrolluar nga shteti.
“Është urdhër i All-llahut që ajo të ekzekutohet”- citon Reuters një nga drejtuesit e ekzekutimit.
© Panorama.al











