Takimi me Presidentin e Turqisë, Begaj-Erdoganit: Do i them Edit, kemi nevojë për një ndërtesë tjetër!

Oct 10, 2024 | 13:57
SHPËRNDAJE

Presidenti Bajram Begaj ishte i pari ditën e sotme që priti në një ceremoni zyrtare, kreun e shtetit të Turqisë, Tayp Rexhep Erdogan.

Begaj Erdogan

Pas pritjes me himnet kombëtare, Begaj i ka prezantuar Erdogan ambientet e brendshme të Presidencës për të vijuar më pas në takimin me delegacione.

Në një video të regjistruar nga regjia qendrore, dëgjohet se Presidenti Begaj e vë në dijeni homologun turk se ambientet e Presidencës janë pak të vogla, por kanë zyra të mëdha.

Në një moment përkthyesi i Erdogan e pyetet se sa metra katrorë është e gjithë godina, dhe Begaj shprehet se në total është rreth 600 metra katrorë.

Në një kohë që përkthyesi po ia shpjegonte në turqisht Presidentit Erdogan, homologu shqiptar dëgjohet të thotë se do i kërkojë “Edit”, kryeministrit Rama që të ndërtojë në godinë tjetër.

Më pas të dy Presidentët kanë vijuar në korridor, për takimin pa media.

Diskutimet mes Begajt dhe Erdogan

Pas përfundimit të ceremonisë dhe futjes në sallën e Presidencës

Presidenti Bajram Begaj: Është pak vendi i vogël ky….Zyra janë shumë të medha, por aq është vendi!

Përkthyesi i Presidentit Erdogan: Sa metra katrorë është i gjithë?

Presidenti Bajram Begaj: Duhet të jetë rreth 600 metra katrorë!

(Ia përkthen në turqisht Presidentit Erdogan)

Presidenti Bajram Begaj: Po i them Edit që kemi nevojë për të bërë një ndërtesë tjetër. (Qesh)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura