Braçe:Rama,brenda mandatit,po s’duhet tejkaluar

May 8, 2012 | 16:44
Erjon Braçe

TIRANË- “Edi Rama është brenda mandatit dhënë nga PS. Ky mandat duhet respektuar, por edhe nuk duhet tejkaluar”. Kështu shkruan deputeti socialist, Erjon Brace në profilin e tij në Facebook, vetëm pak kohë pas mbylljes së takimit mes kreut të PS-së, Edi Rama dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta.

Sipas tij, agresiviteti ndaj atyre qe mendojne ndryshe nga Rama per kete takim, ishte i tepert dhe i papershtatshem! “Une mendoj se ndjeshmeria dhe respekti ndaj cdo sensibiliteti qe vjen nga secili socialist apo secili opozitar, cdo shqiptar, duhet te jete thelbi i sjelljes sone”- shkruan Brace.

Ai duke dashur të sqarojë gjithë ata të interesuar për takimin mes tyre thekson se “Edi Rama ka marre nga Kryesia e PS dhe Grupi Parlamentar i PS mandatin te kerkoje, negocioje dhe punoje,… per nje proces konsensual politik, ne Kuvend dhe jashte tij, me produkt zgjedhjen e nje Presidenti konsensual ne respekt te frymes se Kushtetutes si “perfaqesues i unitetit te popullit”!

Sipas Braces, ky eshte synimi i PS, rekomandimi i BE, konkretisht komisionerit Fyle, javen qe shkoi ne Tirane.

“PS praktikisht nuk ka vota per te zgjedhur Presidentin! Ndaj per PS ka shume rendesi procesi politik, konsensual, per zgjedhjen e Presidentit! Per PS menyra se si zgjidhet Presidenti dhe nje “President konsensual” mban ne kembe shtetin demokratik ne Shqiperi! PS nuk duhet t’i lëshojë Sali Berishës në këtë qëndrim”- shkruan më tej ai.

© Panorama.al

Te lidhura